NBA, Golden State nuk njeh pengesa

21.12.2016 11:00:02

Golden State Warriors e ktheu në stërvitore përballjen me Utah Jazz në “Oracle Arena”, ku fitoi me rezultatin e thellë 104 – 74. Plot 30 pikë diferencë në fund të një sfidë ku Stehen Curry realizoi 25 pikë. Kevin Durant shtoi edhe 22 pikë të tjera për Warriors, që vazhdojnë të pandalshëm marshimin në Konferencën e Perëndimit me 24 fitore dhe vetëm 4 humbje.

Forma e mirë e James Harden, që shënoi plot 31 pikë, dha 7 asiste dhe kontrolloi 10 topa nën tabelë nuk i mjaftoi Houston Rockets përballë San Antonio Spurs, që fitoi 100 – 102

Teksanët arritën të fitonin në sekondat e fundit me vetëm 2 pikë diferencë, falë një trepikëshi të Paty Mils, që zhgënjeu të pranishmit në “Toyota Center” të Houstonit.

Toronto Raptors bëri detyrën në “Air Canada Center” ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 116-104. Lowry dhe Pawell udhëhoqen kanadezët në një ndeshje që nuk pati shumë histori, pasi vendasit e morën kryesimin që në periodën e parë duke shkuar madje deri +23 pikë gjatë periodës së tretë. Për Raptors kjo ishte fitorja e 19-të gjatë sezonit të rregullt, aq sa ka edhe Cleveland Cavaliers, por skuadra e Lebron James ka luajtur dy ndeshje më pak.

Kthehet menjëherë të fitorja Los Angeles Clippers, që iu imponua 119 – 103 Denver Nuggets. Redick i kalifornianëve rezultoi më i miri mbi parketin e “Staples Center” me 27 pikë. Më këtë sukses Clippers forcojnë pozitat në pjesën e sipërme të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Nuggets mbetet një pozocion poshtë zonës Play Off.

Miami Heat i mposht 130 – 136 në kohën shtesë nga Orlando Magic. Në “American Airlines Arena” vendasit humbën qetësinë në momentin më të rëndësishëm të sfidës, duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë në këtë sezon.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Charlotte Hornets fitoi 117 – 113 me Los Angeles Lakers, Philadelphia 76ers dështoi 93 – 108 përballë New Orelans Pelicans, New York Nicks fitori 118 – 111 me Indiana Pacers, Boston Celtics fitoi 109 – 112 në shtesë ndaj Memphis Grizlies, Cleveland Cavaliers triumfoi në shtesë 108 – 114 nga Milwaukee Bucks dhe Sacramento Kings kaloi 126 – 121 Portland Trail Blazers.