Ndalimi i veturave në Prishtinë , pa efekt në përmirsimin e ajrit

Ndalimi i veturave në Prishtinë , pa efekt në përmirsimin e ajrit

31.01.2018 10:54:06

NDALIMI I VETURAVE NË PRISHTINË, PA EFEKT NË PËRMIRËSIMIN E AJRIT

Ndonëse u morën masa të rrepta për ndalimin e qarkullit të veturave në Prishtinë, nuk ka përmirësim të ajrit në kryeqytet.

Policia sot ka bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit duke mos lënë një pjesë të madhe të veturave të kalojnë në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ndonëse vendimi i Komunës së Prishtinës pas gjendjes së jashtëzakonshme të ndotjes së ajrit, deri tani nuk ka ndonjë efekt pozitiv.

Matjet e fundit nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që u bë në orën 10:00  kanë regjistruar vlerë e ndotjes 235 që konsiderohet e jo e shëndetshme.