Ndalohet 17-vjeçari, autori i të paktën 5 vjedhjeve

23.10.2016 12:00:11

Një i mitur është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar është shpallur në kërkim. Sipas policisë së qytetit bregdetar ata janë autor të të paktën 5 vjedhjeve.

Policia ka zbardhur vjedhjet që kanë ndodhur në më pak se një muaj.

Vjedhjet
-Më datë 26.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases S.P. 26 vjeçe, ku kanë marrë një telefon celularë. 
-Më datë 29.09.2016, në lagjen Nr.5, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases R. Z. 22 vjeçe, ku kanë marrë 2 000 lekë.
-Më datë 02.10.2016, në lagjen Nr.6 kanë vjedhur banesën e shtetasit I.S. 44 vjeç, ku kanë marrë dy telefona celularë dhe para.
-Më datë 04.10.2016, në lagjen Nr.8 kanë vjedhur banesën e shtetasit B.H. 49 vjeç, ku kanë marrë aparate telefoni celularë.
-Më datë 22.10.2016, në lagjen Nr.12, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases D.S. 70 vjeçe, ku kanë marrë 2 telefona celularë.