Ndërprerja e numërimit, Zguri: Të rinisë menjëherë procesi

26.06.2017 11:42:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ.

Kreu i KQZ, Klement Zguri deklaroi se KQZ do kontaktojë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.

Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cenon procesin e votimit.

“KZAZ-të që kanë thënë se numërimi do vazhdojë në orën 5 të merren në telefon dhe të vazhdojnë punën. Është e papranueshme që të pengohet numërimi 10 orë. E mirëkuptojmë lodhjen, por edhe ligji ka disa kërkesa”, deklaroi Zguri.