Nderpritet greva e të paraburgosurve në Prizren

24.11.2016 14:17:34

Ndërpritet greva e të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar per RTK-në koordinatori i KMLDNJ-së në Prizren Bashkim Kajdomçaj.

“Greva u ndërpre rreth mesditës dhe nuk kemi asnjë të burgosur më në grevë “ tha Kajdomçaj.

Përndryshe 21 persona që ndodhen në qendrën e paraburgimit kishin hyrë në grevë urie, greva kishte nisur me 23.11.2016 ku të paraburgosurit kishin  refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës, tha Kajdomçaj.Të përfshirët në grevë nuk kanë dal në shtije të zakonshme gjatë ditës së djeshme. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë.

Arsyet e grevës ishin, pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues, ka thënë për RTK-në koordinatori i KMLDNJ-së Bashkim Kajdomçaj, i cili thotë se, ka takuar sot të paraburgosurit dhe menagjmentin e burgut në Prizren.