Ndërpritet mbledhja e KSHZ-së, militantët e Gruevskit sulmojnë zyrat me fishekzjarre (Video)

16.12.2016 22:40:48

Arsyeja për ndërprerjen e seancës së KSHZ-së. siç theksuan anëtarët e Komisionit, ishte zhurma e mëdha dhe shpërthime të shpeshta të fishekzjarre tek dritaret e KSHZ-së.

Turma e protestuesve që ishte tubuar para selisë së KSZH-së, ka hedhur fishekzjarre vazhdimisht duke pamundësuar edhe mbajtjen e diskutimit për ankesat e LSDM-së.

KSHZ-ja për ankesën e fundit të LSDM-së do të diskutojë nesër në seancën e planifikuar për në ora 11.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski tha se shtyhet seanca më qëllim që të përgatiten të gjitha vendimet në mënyrë që ata të njëjtat mund të dorëzohen.

Dime Spasov nga VMRO-DPMNE-ja sërish i ka ftuar mbështetësit që nesër në ora 11 të tubohen para KSHZ-ja, dhe theksoi se nëse është e nevojshme edhe do të kampojnë para KSHZ.