Ndërpritet seanca me kërkesën e opozitës

10.09.2017 13:16:04

Pas një debati të ashpër që nisi në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës është ndërprerë seanca e Kuvendit, duke kërkuar që të vazhdohet të martën e ardhshme.

Kryetari i GP të LDK-së ka kërkuar që seanca të vazhdohet të martën, por kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka thënë se këtë e vendos kryesia, ose 40 nënshkrime të deputetëve.

Hoti kërkoi që sot të mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe që të martën të vendoset për seancë.

Më pas Veseli e ka shpallur të mbyllur seancën e sotme, ku ishte thirrur nga LDK e VV për ta debatuar programin e qeverisë Haradinaj.

Ndryshe Haradinaj nuk ishte prezent në seancë, me arsyetimin e se është e pakuptim.