Ndërroi jetë veterani i gazetarisë kosovare Llukman Halili

Ndërroi jetë veterani i gazetarisë kosovare Llukman Halili

13.06.2020 10:29:29

Sot në orët e hershme të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë në Zvicër, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare gazetari i Televizionit të Prishtinës, profesori dhe publicisti Llukman Halili.

I ndjeri para luftës ka punuar gazetar në ish Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot” ndërsa së fundi  ishte profesor në Universitetin e Varshavës në Poloni.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër.