Ndërtimi i TEC-it në Korçë, Salianji: Po bëhet për interesa klienteliste

10.12.2016 15:40:32

Banorët e fshatit Sheqeras në Korçë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të TEC atje, pasi ndot ambientin dhe rrezikon jetën e tyre. Banorët janë ngritur në protestë dhe thonë se qeveria nuk është konsultuar me ata. Sekretari për Aksionin Qytetar në  PD, Ervin Salianji tha se ky projekt i qeverisë është ndërmarrë për interesa klienteliste.

“Ky projekt i qeverisë do ta bëjë zonën të pabanueshme dhe do ti detyrojë banorët të shpërngulen. Mirëpo banorët e zonës u shprehën sot se nuk do ta lejojnë këtë plan korruptiv e klientelist që bëhet për pasurimin e disa njerëzve në kurriz të qytetarëve. Qeveria nuk i sheh fermerët e kësaj zone si banorë dhe tu vijë në ndihmë për hallet që kanë, por i sheh si instrument për ti shfrytëzuar për bizneset e saj klienteliste”, tha ai.