Ndeshja Shqipëri-Bosnje, angazhohen 280 policë, ja rrugët që bllokohen në Elbasan

27.03.2017 15:50:35

Policia e Elbasanit ka marrë masa për të garantuar ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e rendit, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë   stadiumit.

Lëvizja e mjeteve do të lejohet në Bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta deri në dalje në unazë. Gjithashtu e hapur do të jetë nga  “ish-konservimi” – “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:00 me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje  për në stadium. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 280 punonjës  policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe nga FNSH-ja.

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur me biletë dhe  me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

Policia njofton gjithashtu se në stadium nuk do të lejohen sende të tilla:

a) sende të forta,

b) shishe (të  cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Të  gjitha  lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të  mbyllura.