Ndeshjet e së Shtunës në Supersport

04.02.2017 00:09:42

E shtuna futbollistike në Supersport propozon disa sfida interesante në Europë ku kryefjalë mbetet Premier League me përballjen Chelsea-Arsenal. Derbi Londinez i “Stamford Bridge” zbret në fushë dy skuadra në humor të ndryshem, “Blutë” dukshëm të avantazhuar jo vetëm për shkak të momentit pozitiv që po kalojnë pas barazimit 1-1 në “Anfield” por edhe për shkak të filozofisë së dy skuadrave. Arsenali ende i papjekur profesionalisht nuk arrin të sigurojë vazhdimësinë në kampionat dhe në ndeshjen e fundit mori një goditje të fortë nga Ëatford në “Fly Emirates”. 9 janë pikët në klasifikim mes dy skuadrave por “Topçinjtë” tashmë jashtë garës për titull duhet të mbrojnë vendin e tretë që siguron një biletë për në UEFA Champions League. Diego Costa për skuadrën e Contes mund të rezultojë vendimtar, por në krahun tjetër, Arsene Ëenger ka në dispozicion një armë vdekjeprurëse, kilianin Alexis Sanchez. Një sfidë që premton spektakël mes dy rivalëve të përjetshëm në kryeqëndrën angleze që do të vendosë shumë edhe për fatet e këtij sezoni. Spanja çel siparin me Barcelonën që zbret e para në fushën e lojës. Katalanasit tashmë të shkëputur ndjeshëm nga Reali kryesues presin Athletic Bilbaon në një 90 minutësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Zhgënjimi pas barazimit në Sevilla ndaj Real Betis vazhdon të mbetet në kampin blaugrana dhe sfida e orës 16:15 që do të transmetohet në SS3-SS3HD mund të rezultojë një udhëkryq i rrezikshëm për ekipin e Luis Enriques. Baskët janë një prej ekipeve që i kanë shkaktuar probleme të mëdha blaugranave gjatë dekadave të fundit dhe në këtë aspekt, sfida e “Camp Nout” mbetet delikate për Barcelonën që me 4 pikë më pak se Reali i Madridit por edhe me një ndeshje më shumë, rrezikojnë të shuajnë shpresat titull edhe pse sezoni mbetet ende i gjatë. Treshja Suarez-Messi-Neymar do të zbresë në fushë që nga minuta e parë me brazilianin në kërkim të formës më të mirë, ndërsa Bilbao këtë sezon është rikthyer në mesin e klasifikimit dhe objektivi Europë mbetet i vështirë. Po në Primera Division, Valencia zbret në fushë në orën 20:45 treksa do të presë në “Mestalla” Eibarin në një duel anormal pasi vendasit si rrallëherë janë të detyruar të bëjnë llogaritë me skuadrat e pjesë së dytë të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë, në Itali, Napoli zbret në fushë në orën 20:45 për të sfiduar Bolognan në “Dall Ara”.

Ai barazim 1-1 ndaj Palermos në “San Paolo” i dha një goditje të fortë ekipit të kaltër duke u distancuar edhe më shumë nga JUventusi, por gjithashtu rrezikon edhe pozitat e skuadrës së Maurizio Sarrit në zonën Champions. Bologna jashtë cdo objektivi në kampionat mund të rezultojë një pengesë e kalueshme, por Donadoni prpozon një futboll interesant dhe shumë taktik në Serie A, prandaj miqtë duhet të japin maksimumin për të dalë me një fitore nga kjo transfertë. Në 7 ndeshjet e fundit, Napoli numëron 4 fitore ndaj emilianëve, ndërsa në fazën e parë kaloi lehtësisht 3-1. Nga Italia në Gjermani aty ku Borussia Dortmund sfidon surprizën Leipzig në “Signal Iduna Park”. Skuadra e Tuchel ka nevojë urgjente për pikë pasi zona Champions vazhdon jetë në rrezik, por përballë do të jenë debutuesit dhe skuadra e vendit të dytë që e ka nisur vitin 2017 në mënyrën më të mirë me dy fitore rresht. Leipzig numëron 42 pikë, plot 11 më shumë se Borussia e vendit të katërt. Aubameyang është risia më e madhe në kampin e skuadrës vendase pasi sulmuesi afrikan është gati të zbresë në fushë pas aktivizimit në Kupën e Afrikës.

Bashkë me Reus dhe Schurrle, bomberi nga Gaboni do të jetë në majën e vijës së parë të sulmit. Ndeshja luhet në orën 18:30 dhe transmetohet në kanalet SS3-SS3HD. Ndërkohë, në orën 15:30, Bayerni i Mynihut pret Schalke 04 në një klasike të vërtetë të futbollit gjerman. Kampionët në fuqi që tashmë komandojnë nga pozitat kryesuese do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe momentin jo shumë pozitiv që po kalojnë “minatorët” për të vazhduar të qetë rrugëtimin drejt titullit. Një tjetër duel interesant është edhe ai që do të luhet mes Kolnit dhe Ëolfsburgut. Në Eredivisie, AZ Alkmaar pret PSV Eindhoven në orën 19:45, ndërsa Franca prezanton duelin e kreut, Monaco-Nice. Vetëm një javë pas duelit të Parisit, skuadra nga principata kërkon të rikthehet në krye pasi janë pikërisht miqtë që kryesojnë me pikë të barabarta kampionatin. Ekipi i drejtuar nga Leonardo Jardim me Falcaon në sulm i kundërpërgjigjet skuadrës së Nice që kërkon goditjen e madhe me Mario Balotellin, bazuar edhe në suksesin e fazës së parë 4-0. Ndeshja luhet në orën 17:00.