Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyit”, sonte filloi mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Dita e Pashkëve shënohet nesër, ku gjatë tërë ditës do të ketë mesha në të gjitha kishat katolike, ndërsa veç aktiviteteve të shumta, në mbrëmje do të jetë pritja solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.