Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Evropë, Mitchell nesër në Kosovë

11.03.2018 22:11:09
Presidenti, Hashim Thaçi, nesër do të pres në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.

Ky takim do të nisë pas orës 12:00, ku më pas pritet që të ketë një deklarim të përbashkët për media të të dyve, njofton Presidenca.

Përveç njoftimit për takim mes Thaçi dhe Mitchell, nuk janë bërë të ditura temat për të cilat do të bisedohet.