Ndizen qirinjtë për Astrit Deharin

06.11.2016 17:26:35

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po ndezin qirinjtë në nderim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, në Burgun e Prizrenit.

Ndezja e qirinjve po bëhet para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre.

Dehari ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, Arbënori.