Ndjenja trishtuese të cilën përjetoj mergimtari L.S

21.02.2021 11:23:08
Nga Ahmet Asani
Mërgimtari L.S sa ishte këthyer nga mërgimi në Kosovë! Ai kishte shtëpi në fshatin e lindjes, por nga që kishte plane të hapte biznes, ishte vendosur me banesë në Prishtinë. Një ditë, gjatë fushatës së zgjedhjeve, rastësisht takon një bashkëfshatar të tij, i cili me familje po drekonte në një restoran, në sheshin Nena Tereze të Prishtinës!
I emocinuar nga takimi me bashkëfshatarin e tij, mërgimtari L.S filloi bisedën duke i treguar për mallin ndaj vendlindjes, për qëllimin e tij për të investuar, për banesën që e kishte blerë etj! Bashkëfshatari i tij, poashtu një ish mërgimtar dhe veprimtar qysh nga vitet e 70-ta, i dha një vizitkartë dhe i tregoi mërgimtarit L.S se ishte kandidat favorit për deputet dhe se do t’i mbronte interesat e diasporës e të shtetit të Kosovës, dhe kështu filloi biseda:
▪︎Deputeti: në cilën lagje ke ble banesë?
#Mërgimtari: “…afër bustit të dëshmorit Isa Kastrati…”
▪︎Bashkëshortja e deputetit: “..aha po po e di ku janë ato banesa, janë afër vorrit të ati majmunit…!”
#Mërgimtari: “…nuk po e kuptoj, për cilin vorr e për cilin majmun e keni fjalën…?!”
▪︎Deputeti: “… hahaha, qysh s’pe kupton, për vorrin e Ibrahim Rugovës e ka fjalën..