Ndodh edhe kjo: Kryetari i një dege të LDK-së thotë se ka folur me Rugovën në varr! (Video)

23.03.2017 18:01:42
Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë Haki Borovci është prezantuar si njeri “vizionar” në tubimin e LDK-së ku ka marrë pjesë paria e LDK-së përfshirë vetë Kryetarin Mustafa.

Për ta arsyetuar këtë epitet ai ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të LDK-së i cili është duartrokitur nga anëtarësia.

Borovci ka zbuluar në tubim se ka folur me Ibrahim Rugovën te varri i tij. Më pas ka shpalosur edhe përmbajtjen e “bisedës”

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të degës së tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë , degës së Presidentit” ka thënë ai.

Pastaj ka treguar edhe një pyetje të Presidentit.

“Presidenti na pyeti si janë punët, si po shkojnë punët . E informuam për disa çështje….nuk do tju ngarkojmë juve …” ka theksuar ai.

“Presidenti u gëzue shumë”, ka shtuar Borovci me plotë seriozitet.

Sipas tij, Ibrahim Rugova ka dërguar edhe disa porosi.

“Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK-së …porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët”, ka shtuar.

Fjalimi në bazë të duartrokitjeve është pëlqyer shumë nga LDK.