Ndotja e ajrit vazhdon te jetë shqetësuese

02.02.2020 18:39:03

Kosova edhe më tutje po vazhdon të përballet me ndotje të lartë të ajrit.

Prishtina dhe të gjithë qytetet e tjera të Kosovës po vazhdojnë të përballen me ndotje të ajrit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga matësi i ambasadës amerikane, në Prishtinë shkalla e ndotjes në ora 18:00 ka arritur në 124, shkruan lajmi.net.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të tjerë e pashëndetshme për grupe të ndjeshme.

Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme me frymëmarrje të mos ekspozohen në ambiente të hapura.

Po ashtu, kërkohet nga prindërit që të mos i ekspozojnë në natyrë fëmijët e tyre sepse kjo shkallë e ndotjes mund të sjell përkeqësime në shëndetin e tyre.