“Ndryshimi i kufijve në Ballkan është shumë afër”

19.01.2017 21:51:02
Brenda pesë vjetëve do të ndodhë ridizajnimi i kufijve në Ballkan, thotë publicisti, Afrim Morina.

Duke analizuar politikat vendore dhe rajonale, Morina thotë se ky ridizajnim mund të filloj nga dy vende ballkanike të dala nga lufta – Bosnja dhe Kosova.

Si pikë shpërthimi në Kosovë, autori i 19 titujve publicistike e filozofike, e sheh murin e Mitrovicës, por që ai thotë se zhvillimet aty nuk do të zgjasin më shumë se tri ditë.

E prej aty do të filloj procesi i ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Morina që veten e vlerëson si pasues të politikave të Ukshin Hotit, thotë se këto harta të reja ekzistojnë në qarqet diplomatike e ushtarake të të gjithë botës, ndërsa vetë e ka përgatitur një analizë për këto zhvillime që do ta publikojë së shpejti.