Ndrysho” – MOTO E KUVENDIT TË LDK-ës!Beteja me vetveten!

13.03.2021 02:27:15
Nga Bardhyl Meta
Sot, në LDK, nuk është koha për te ndej indiferent, e për të bërë të pa anshmin e sehirxhiun, ngase LDK është në një hendek.
Kuvendi i LDK-ës, sado që në dukje të pare të Dielën zgjedh vetëm Kryetarin, në t ‘vërtetë, aty vendoset fati i viteve të ardhshme, jo vetëm i LDK-ës…
Aktualisht LDK ka një beteje, por nga më të vështirat, ngase është beteja me vetveten. Me vetveten dhe mangësitë organizative, strukturore, programore e të dialogut publik me të zhgënjyerit për shkak të kthesave të saj të shpeshta e të shpejta, në të cilat s’arrinte ta përcillte as votuesi më besnik, si dhe, veçanërisht, për shkak të politikave katastrofale kadrovike në Degë e Nëndegë, ku tarafe lagjesh ia filtronin e përcaktonin partisë, edhe superstrukturën dhe elitën qendrore reprezentative!
Kjo sfidë e radhës, edhe pas 14 Marsit, kërkon angazhimin e pa interes personal, të të gjithëve elitave intelektuale, kulturore e politike të Lidhjes Demokratike (ato të sotmet dhe djeshmet e pardjeshmet) – në procesin e shoshitjes dhe zbardhjes së përgjigjeve sa më konkrete – karshi të gjitha sfidave që ka LDK me vetveten, sikurse edhe të atyre që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe të ardhmen e vendit. Te angazhohen dhe flasin e debatojnë publikisht, edhe përkundër faktit se janë mënjanuar e lanë në periferi të strukturave. Dhe pse jo, pa asnjë hezitim, të marrin edhe anë për kandidatët që i shënjojnë si më të duhurit, për kohën dhe rrethanat.
Ndryshimi!
Perceptimi që kishte qytetari Kosovarë për LDK-ën e Shkurtit të vitit 2021-i, duhet pare drejt n’sy, e jo ti shmangemi përballjes me idenë “se qytetarët e votuesit tonë janë vënë në lajthitje – ndërkohë që e vërteta qenka krejt tjetër”!
E vërteta (“për subjektin”) në politikë, është perceptimi që kanë qytetarët (votuesit) për atë subjekt, dhe jo perceptimi që kanë strukturat për vetveten.
LDK-ja e sotme, duhet ta ndryshojë veten, që ta ndryshojë perceptimin e qytetareve dhe ta rifitojë, me të drejtë, besimin e tyre.
Zaten, pa e ndryshuar vetveten dhe sjelljet e saj, LDK, s’mund të pretendojë që ta realizojë misionin e saj burimor, që ta ndryshojë dhe forcojë Kosovës, shtetin, drejtësinë dhe demokracinë në vend.
Andaj, ne s’guxojmë ta devijojmë debatin. S’bëhet më fjalë, se detyra e Kuvendit qenka që një Kryetar të dorëhequr, ta zëvendësojë me një tjetër.
Çështja – e reduktuar vetëm në aktin 10 sekondash të rrumbullakimit të një emri për kryetar partie – s’përcaktohet nga interesi Juaj personal se “cilin nga kandidatët e keni më shoq dhe helbete Ju ofron në ekip” – ndërkohë që LDK – edhe për shkak të këtij mentaliteti të etabluar (kryesishtë) – ka marr rishtazi flakareshe tronditëse e ndëshkuese nga votuesit (me shumë gjasë edhe me mos votim nga vet anëtarë strukturash) të saj, si rezultat i pritshmërive të pa përmbushura…
Strukturat e ngjizura partiake të tarafeve të stërkequra nga badihavxhinjë të lagjeve, se patën zgjedhë për Delegat të nëndegës së Dragodanit as Dr. Prof. Fehmi Aganin, i cili atë botë ishte Nënkryetar Partie dhe më i afërti i presidentit Rugova, por Rugova si thoshte as Aganit dhe as Intelektualëve të tjerë, siç bënë LDK tash e sa vite – “shko anëtarësohu në nëndegën në Matiçan, merr pjesë në debatet e çajtores, pastaj rahmeti tyre të delegojnë dhe flasim…
Rrethana e sotme e LDK-ës, kërkon në fakt një debat të gjerë e të sinqertë në të gjitha nivelet, por ja që vendimi për Kryetarin e ri, duhet të merret shpejtë, të Dielën, dhe shumë kujt si vogëlsisë sime, s’na mbetet tjetër, përveç se të bëjmë apel:
“Ndrysho veten dhe voton tande – që t’ndryshojë LDK”, ky është apeli i kohës – ngase pa e ndryshuar mentalitetin, kulturën politike dhe qasjen Tuaj karshi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elitave që duhet t’I prijnë asaj – LDK dhe perceptimi (Vota qytetare) për te – s’ka asnjë gjasë të ndryshojë!