Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

08.10.2020 18:48:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të ketë ngritje të temperaturave.

Sipas IHMK-së, pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm, shkruan lajmi.net.

IHMK-ja bën të ditur se vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Më poshtë u sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore.