Në aksidentin Lezhë-Shëngjin mbetën të lënduar edhe disa turistë nga Kosova

07.07.2019 21:26:57

Në mesin e të lënduarve nga Kosova është edhe një i mitur.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Shëngjin, në mesin e tyre të lënduar edhe nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, raporton OraNeës.

Sipas policisë “mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24-vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36-vjeç, banues në Kosovë”.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e dy mjeteve si dhe shtetasit: E.V.,28-vjeç, banues në Tiranë, L.N.,20-vjeç,banues në Lezhë B.K.,35-vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.,të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.