Në billbordet e Prishtinës ekspozohen pushimet luksoze të djalit të Hashim Thaçit

17.03.2018 17:14:29

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur në disa billborde fotografi të pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ndërsa në anën tjetër fotografi të fëmijëve të varfër.

Sipas tyre, me këtë aksion ata kanë dashur të përcjellin mesazhin se në Kosovë ekziston mjerim, ndërkohë që djali i presidentit jeton një jetë luksoze.

Aksioni i tyre është zhvilluar në qendër të Prishtinës, ndërsa askush nuk i ka penguar.

Ata kanë treguar se fotot e Endritit do t’i vendosin në gjashtë pikat kryesore të kryeqytetit.