Para qendrës janë duke pritur disa qytetarë të pakënaqur.
Njëri nga ta që po pret para shkollës që një orë tha:
”Unë sen nuk di pse nuk kanë ardh këto dhe mendoj që është e tepërt kjo. Ka njerëz që kanë ardh herët me votu dhe po e shihni se çfarë po ndodh.” tha ai, duke përfunduar se kjo ngjarje është e turpshme.
Ndërsa, drejtori i shkollës Lidhja e Prizrenit tha:
”Eshtë një gabim teknik nga KQZ, sepse vulat janë ngatërru me vula të qendrave tjera. Faton Totaj ka tërhequr vulat nga kjo. E kemi një numër te votuesve me ato vula. Janë dikur 18 veta qe kane votuar, dhe ky nuk është gabimi joni, eshtë gabim i KQZ.”, përfundoi ai