Në Gjilan, gjendet pa shenja jete një person

20.04.2021 09:40:03

Një person është gjetur pa shenja jete, në Gjilan.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Bresalc, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, njësit përkatëse edhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se viktima  mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport