Në Gjykata Themelore Shkupi: Sot thuhet fjala e fundit për Rastin e...

Në Gjykata Themelore Shkupi: Sot thuhet fjala e fundit për Rastin e Kumanovës

30.08.2017 11:08:22

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, ku të akuzuar janë 37 persona me akuzën për terrorizëm, të cilët janë të përfshirë në përleshjen e armatosur të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Pas fjalës së fundit të Prokurorisë Publike, gjithashtu fjalën e fundit do ta kenë edhe avokatët dhe pas tyre edhe të akuzuarit. Në fjalën e fundit në njërën nga seancat e kaluara, prokuroria kërkoi nga gjykata që grupi të shpallet fajtor, për shkak se ka akuza të forta ndaj tyre për kryerjen e veprave të rënda penale, ndërsa për vendimet e dënimeve iu la të vendos gjykata.