Në Gjykatën e Tiranës nis Vettingu, ja 6 gjyqtarët e parë që do të verifikohen

14.11.2017 12:11:34

Zbardhen e emrat e 6 gjyqtarëve të parë të Gjykatës së Tiranës që do t’i nënshtrohen Vettingut.

Pas shortit të hedhur ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se 6 gjyqtarët e parë që do të kalojnë në filtrin e Vettingut janë: Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli dhe Bledar Abdullai dhe Alma Brati.

Deri me tani komisioneret e pavarur të kualifikimit kanë përzgjedhur 25 dosje të këtyre gjyqtarëve, ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati.