Në Istog ndizen qirinj për asambleistin që vdiq sot

14.11.2020 18:41:38

Qytetarë të shumtë të Komunës së Istogut janë mbledhur sot në qendër të qytetit për të nderuar Labinot Aliajn, asamblistin e PDK-së që ndërroi jetë sot.

Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi kanë qenë edhe deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Deputetja Ganimete Musliu ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.