Në Itali, gjenden dy shqiptarë të vdekur; njëri identifikohet

25.05.2017 11:32:40

Trupat e dy shqiptarëve u gjetën të pajetë në një gurore të braktisur në Acquasanta të Specias në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se njëri nga viktimat është 19-vjeçari Faboio Kyçyku, mekanik, i zhdukur që të dielën në mbrëmje.

Ndërsa identiteti i viktimës tjetër akoma nuk është konfirmuar. Sipas burimeve të para, dyshohet se shqiptarët kanë rrëshqitur nga një lartësi prej 40 metrash për shkak të terrenit të vështirë ku po kalonin dhe vdekja e tyre mund të ketë ndodhur mes të dielës dhe së hënës.

Policia italiane thotë se në trupat e tyre nuk janë gjetur prerje ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete të tjera.

Familjarët e Fabiolit, kishin denoncuar zhdukjen e të riut dhe i ishin drejtuar edhe emisionit televiziv në Itali “Chi l’ha visto?”.

Por për të nuk kishte lajme prej së dielës, që kur doli nga shtëpia bashkë me shokun e tij pa marrë me vete as para e as dokumente.

Pas pak orësh, ka hyrë për herë të fundit në aplikacionin Whatsapp në telefon dhe pastaj asgjë. I riu kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali para tre vjetësh. Policia italiane ka nisur hetimet.