Në Katedralen e Prishtinës u mbajt Mesha solemne e Krishtlindjes

25.12.2016 11:03:42

Në predikimin e tij, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji është fokusuar në lutjet për pendim për fajet dhe mëkatet e bëra.

Rreth orës 23 ka filluar Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës, e drejtuar nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Para fillimit të ceremonisë zyrtare, pati një program me këngë e recitime nga fëmijët dhe kori i famullisë së Prishtinës.

Në predikimin e tij, imzot Dodë Gjergji është fokusuar në lutjet për pendim për fajet dhe mëkatet e bëra.

“Vëllezër dhe motra në fillim të kësaj meshe, dëshiroj të ju përshëndes dhe të ju ftoj të gjithëve, si të bijë të Zotit që jemi, të pendohemi për fajet dhe mëkatet tona, në mënyrë që denjësisht he shpirtërisht, të marrim pjesë në këto misteret e shenjta”, tha Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë së bashku vazhduan me lutjen e pendimit.

Sot po ashtu në kishën e re katolike të Llapushnikut është mbajtur meshë solemne kushtuar Krishtlindjes. Në këtë meshë ka marrë pjesë edhe kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli bashkë me kryetarin e posazgjedhur të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.