Në Kodër të Trimave protestohet për mungesë të rrymës

06.02.2017 17:45:24

Banorët e lagjes Kodra e Trimave janë duke protestuar me arsyen se janë të diskriminuar karshi lagjeve tjera në kryeqytet me furminizimin me energji elektrike.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë dalë në këtë protestë.

Ata kanë bllokuar rrugën “Vëllezërit Fazliu” dhe kanë thënë se aty do të qëndrojnë për 20 minuta.

Më tej kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera nëse gjendja me furnizim të energjisë nuk do të përmirësohet.