Në Kosovë 29 aksidente brenda ditës

24.06.2019 13:52:25

Gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin janë regjistruar 29 aksidente trafiku.

Gjatë ditës së diel, në tërë Kosovën kanë ndodhur 29 aksidente trafiku, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga 29 aksidente, 9 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 20 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, në këtë raport bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar 914 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme

foto arkivi