Në Kosovë: 988 raste më coronavirus dhe prej tyre 754...

Në Kosovë: 988 raste më coronavirus dhe prej tyre 754 të shëruar

19.05.2020 09:03:58

Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në vendin tonë është 988, prej tyre 754 të shëruar, që nënkupton se aktualisht kemi më shumë të shëruar sesa raste aktive.

Deri me tani në vendin tonë kanë humbur jetë 29 persona, të cilët ishin të prekur me koronavirus, po ashtu siç kanë njoftuar institucionet shëndetësore këta persona kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Me numrin më të madh të të infektuarve aktualisht prinë Ferizaj, pasuar nga Prizreni, Prishtina e Gjilani.

Ndërkohë, sonte janë raportuar vetëm tri raste të reja me koronavirus, dhe 18 të tjerë janë shëruar.

“Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë). Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste. Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKSHPK