Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 27 aksidente, një i vdekur dhe 12 të lënduar

27.07.2020 11:01:07

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Policia e Kosovës, janë shënuar gjithsejt 27 aksidente.

Nga këto një person ka vdekur dhe 12 të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Sipas policisë janë shqiptuar edhe 947 gjoba në trafik.