Në kryeqytet, lirohet rruga “Luan Haradinaj”, bllokohet udhëkryqi tek Gjykata Kushtetuese

24.07.2016 08:19:56

Segmenti rrugor para Pallatit të Rinisë, në rrugën “Luan Haradinaj”, i cili ka qenë i bllokuar për shkak te punimeve, pritet të rihapet sot për qarkullim të automjeteve, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kurse nga sot, me 24 korrik (e diele) nga ora 07:00 e mëngjesit do të bllokohet udhëkryqi “Garibaldi”, “Dritan Hoxha”, “Ukshin Hoti”, kurse do të mbetet i lirë drejtimi për rrugën “Luan Haradinaj”.

Ky bllokim do të jete vetëm për datën 24 korrik 2016, deri sa të bëhet depërtimi i gypave në udhëkryqe.