Në Kumanovë shtyhet seanca gjyqësore për vrasësin e Almir Aliut

28.02.2017 13:19:57

TV21 bën të ditur se është anuluar seanca për gjykimin e vrasësit të Almir Aliut 4 vjeçar nga Kumanova sepse raporti mjekësor i ekspertëve të neuro-psikiatrisë nuk ishte gati.

Ndërsa familja Aliu dhe familja Iliq, sot duhej të dilnin sy më sy para trupit Gjykues të Gjykatës Themelore të Kumanovës.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha se seanca u shty për më 24 mars. Për humbjen e jetës së Almir Aliut, akuzohet Boban Iliq, si pasojë e goditjes me veturë me 25 qershor të vitit të kaluar.