Në Kuvend, deputetët debatojnë për dialogun Kosovë-Serbi

30.07.2018 11:02:27

Ka filluar të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët po debatojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas debatit për dialogun Kosovë-Serbi do të shqyrtohen edhe disa Projektligje.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së  pajustifikueshme, Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, etj.