Ne ledinen e parakalimit / vargje nga Shukrije Gashi

16.01.2020 12:33:15

Nuhi (Rexhep) Berishës

13 janar 2020

Në përvjetorin e 36 nuk erdha
s’ më pëlqejnë shprehitë konvencionale
as fjalimet pompoze çuditrisht të shokëve
që kurrë u kujtuan për ty e mua as nesër
janë ulë në sofa të buta sot ata
dalldia e pushtetit ka shije deliri me gjasë
Një iso burrash e grashë parie
veshur me trendin e fundit parkalojnë
hijerëndë pranë gurve heshtak
zoti në qiell ata në tokë
në lajmet e pikut në TV sekuencë e rrallë
janë heronjtë apo ma mirë me thënë
varrezat e luftëtarëve
Nuk erdha me folë me ty dje vi
një ditë tjetër ta shpalosë me nge
pikëllimin e mallin për heshtjen
kaq vjet
Më mirë n’vetminë time egosite
të t’ shohë nga dritarja e syve t’ mi
si dje rrënqethjes
nën lëkurë e kaçurrelave njomur
me shi lotësh
Je aty mbuluar me dheun e ftohët
e njdjejë dhimbën eshtrave tua
trupit tim çdo ditë veshur me acar
në lëndinën e parakalimit
shokët e pushtetit kanë pak mirësi
të thonë dy fjalë në ditën e veçantë
për ty e të rënët n’ harrim
Do të kalojnë dekada mileniumit
e ri sërish Liria me kokën varë
Heronjtë vetëm rekuizita parie
varurë n’ mure kapedanësh t’sertë
zënë vend mbuluar me pluhur vitesh
asnjëherë do t’vdesin n’ditë të veçanta
Mos më mbajë mëni miko për pak çortim
jam soj boheme rebele
vi të t’shohë kaluar mbi këmbët e mia
ta shijoj njelmësinë e kripës vetëm për vetëm
pa shikime dhimbsunie mondane përrreth…