Në Londër sot protestohet për Ramush Haradinajn

08.01.2017 12:46:41

Sot pritet që të mbahen protesta edhe në Londër, ku do të kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Aleancës së Grave, Magbule Shkodra.

Njoftimi i plotë i saj:

Sot proteston #Londra me moton Ramushi eshte Kosova!

Të nderuar bashkëkombas,

Njoftojmë gjithë bashkëatdhetarët tanë për një protestë paqësore nesër (8 janar 2017) në orën 14.00, para Ambasadës Franceze, 58 Knightsbridge, London, SW1X 7JT, me moton: Ramushi është Kosova dhe të lirohet menjeherë!

Ju mirepresim dhe ju lutemi bëjeni ‘share’ njoftimin!

Për më tepër informacion kontaktoni: 0044 7791 359990