Në Malësi te Rozhajës i vihet zjarri shkollës së vetme shqipe

17.05.2020 13:16:02

Zjarri i ditës së premte ka kapluar depon e druve të shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës dhe në saje të intervenimit të eskavatorëve të ndërmarrjes së ndërtimit të rrugëve “Euroasfalt” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpëtoi djegies shkolla gjatë ditës, por jo edhe gjatë natës, pasi që në orën 23:oo dikush i vuri zjarrin shkollës nga brenda.

Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin.

Njësitë e zjarrfikësit kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin dhe në saj të intervenimit ajo shpetoi pa u bërë shkrumb.

Pra këtu s’kemi të bëjmë më fatkeqësi natyrore por më fatkeqësinë njerëzore. Organet e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit.

Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.

Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës kanë shpërthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektarë pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetëror.

Dacajt, fashat ky i rrethuar më pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tym e flakë për tri orë të tëra ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoj edhe vet shtëpitë e banimit duke hedhur flakën edhe në to.

Në këtë vorbull zjarri u dogj stalla e Vesel Dacit dhe stoqet me sanë, kurse njësia e shpëtimit dhe ajo e zjarrfikësve arritën që për rreth tri orë të mbrojnë shtëpitë që ndodheshin afër stallës që zjarri e kaploi për rednda sekondave