Në Mannheim të Gjermanisë, SHKSH “Dardania” ka organizuar program kulturo-artistik për 9 vjetorin e pavarësisë

Veprimtari dhe atdhetari shqiptar në Gjermani, z. Mejdi Laçaj, nëpërmjet një postimi në facebook, të shoqëruar edhe me fotografi, ka njoftuar për një program kulturo-artistik që SHKSH “Dardania  ka mbajtur sonte në Mannheim.

“Kryesija e shoqatës nën udhëheqjen e kryetarit z. Naser Hoxhaj kishin pregatitur një program të pasur kulturoro artistik për këtë Festë të madhe.
Të pranishëm kishte nga të gjitha viset gjermane rrethë e rrethë Mannheimit, ishte konzulli i RKS me seli në Stuttgart z. Arjan Kashtanjeva, nga Kirchheim Tecku z. Xhafer Leci me shoqëri, nga Heilbroni më të mirët në krye me ma të mirin Abaz Imerin dhe shumë e shumë motra dhe vllezër që i dhan kuptim mbrëmjes.
Falemnderit Naser Hoxhaj dhe kryesi e Dardanisë për këtë pritje kaq të mirë.
Zoti ju bekoft ju dhe tërë popullin e Kosovës….” – thuhet nëm postimin e z. Laçaj.