Në Maqedoni: Anulohet seanca gjyqësore për ‘Grupin e Kumanovës’ me kërkesë të MPB-së

09.05.2017 10:45:35

Sot është anuluar seanca gjyqësore për ‘Grupin e Kumanovës’ dhe kjo me kërkesë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 11 maj.

Sot poashtu mbushen dy vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, i cili zgjati dy ditë, me ç’rast u vranë tetë pjesëtarë të MPB-së, ndërsa katër ishin plagosur rëndë si dhe u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.