Në margjinat e kuvendit të nëndegës së LDK-së në Burgdorf: mbështetje për kryeministrin Mustafa dhe zotime për integrimin e mërgatës shqiptare

19.09.2016 20:07:08

Nga Hasan Spahiu*

Dje, Nëndega e Burgdorfit mbajti kuvendin zgjedhor

Në sallën e dekoruar shumë mirë, me himnin: Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, filloi punën Kuvendi zgjedhor i kësaj Nëndege.

Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së degës së LDK- së, unë dhe Zeqir Gjukaj, me prezencën e kryetarit Haki Latifi dhe poashtu anëtarit të kryesisë  së degës Skender Berisha pata fatin të jem në kryesinë e punës së kësaj Nëndege.

received_10206863508937213

Ishte kënaqësi të dëgjosh kryetarin e kësaj nëndege z. Refki Kryeziun duke lexuar raportin e punës ku rrjedhëshëm rendiste punën dhe aktivitetet e bëra brenda këtyre dy kuvendeve. Kishte darka lamash, kishte promovime të librave të shkrimtarëve dhe veprimtarëve të LDK-së, kushtuar Presidentit Ibrahim Rugova, çështjes kombtare, kishte festime festash, të gjitha këto me të vetmin qëllim: Ruajtja e frymës, traditës dhe kulturës sonë për bashkëatdhetarët tanë të cilët, larg vendlindjes kanë nevojë si shkretëtira për shiun.

received_10206871555778379

Të gjitha këto organizime kishin edhe çmimin e vetë.

Por arkëtari Ramiz Gashi e dëshmonte para të pranishmëve duke lexuar raportin financiar, se këto shpenzime janë përballuar duke u falënderuar pagesave të anëtarësisë së anëtarëve të nëndegës, që për vitin 2015 ishte 86 anëtarë e sivjet pra, 2016 ishin 42 anëtarë. Kjo edhe ia shtonte legjitimitetin kuvendit. Edhepse Ramizin e kisha afër dhe i shihja dëshmitë bankare ai më i afronte para syve, kishte përshtypjen se nuk po i shoh mirë.

received_10206871555738378

Pastaj filluan me zgjedhjën e organeve të nëndegës dhe krejt në fund, kryesia u zotua se do të u mbetën besnike dhe të paluhatshëm në mbështetjen e politikave, qëndrimeve dhe vendimeve të kryesisë qendrore dhe dr. Isa Mistafës. Poashtu kryetari i rizgjedhur z. Refki Kryeziu u zotua se me përkushtimin më të madhë do të punojnë në integrimin sa më të mirë të mërgatës sonë për një jetë më të mirë dhe më të lehtë.

Autori është anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër