Në Ohër mbahet konferencë për çështje sigurie

13.09.2016 13:07:17

Ekspertë policor të sferës së sigurisë nga shtetet e rajonit dhe përfaqësues të bashkësisë akamdeike marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare ”Menaxhimi dhe bisedimet në sitata krizash”.

Ky aktivitet organizohet nga sot në qytetin e Ohrit, nga Byroja për siguri publike (BSP) dhe Minisoni i OSBE-së në Maqedoni.

Qëllimi i takimit është që përmes shkëmbimit të përvojave në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, të bëhet një lidhje e teorisë dhe praktikës në probleme konkrete të punës policore.

Si kërcënime më të mëdhaja për sigurnë theksohen format e ndryshueshme të ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, fundamentalizmit islamik, çështje që lidhen me luftëtarët e huaj dhe sitauta dhe gjendje të posaçme për secilin shtet veçmas.