Në orën 16:00 dihet se kur do të mbahet seanca për shkarkimin e Kurtit

24.03.2020 15:39:08

Në ora 16:00 do të bëhet i ditur vendimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës rreth seancës për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për medie në ora 16:00 në oborrin e Kuvendit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga zyra e Kuvendit të Kosovës.

Ende zyrtarisht nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik (IKSHPK) në vend lidhur me kërkesën e kryeparlamentares për të parë se a ka kushte që të mbahet seanca e thirrur nga LDK-ja.

Sipas raportimeve në medie, IKSHPK i ka kthyer përgjigje Vjosa Osmanit, ku theksohet se ky Institut nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se konferenca e zakonshme pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, e kryeparlamentares Vjosa Osmani, sot do të mbahet në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit (nga hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit).

Ndërkaq, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie në ora 16:00 , në oborrin e Kuvendit.