Në parkun e Ferizajt gjenden dy mjete të pashpërthyera

06.08.2016 16:54:21

Në parkun e Lirisë në Ferizaj një burrë ka raportuar se gjatë punimeve ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se njësiti për dominim i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.