Në pikën Merdare po punohet, luten bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

27.06.2017 20:36:57
Në pikën Merdare po punohet, luten bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës njofton se të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet në Republikën e Kosovës, se në pikëkalimin kufitar Merdare me Serbinë, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.

Aty sqarohet se ndërtimi i kësaj pike është donacion i BE-së dhe se i njëjti, sipas Policisë së Kosovës, pritet të rregullohet sipas standardeve evropiane me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të kalimit dhe kontrollit kufitar.

“Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë pikë kalimet tjerakufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar. Departamenti i Policisë Kufitare gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata. Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna  do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare”, thuhet në njoftim.