Janë arrestuar 11 meshkuj dhe një femër nën dyshimin se të njëjtit në një lokal nate në Prishtinë kishin përdorur substanca narkotike.
Njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar 10 tableta ekstazi me peshë 6.1 gram, 6.0 gram kokainë dhe 4.7 gram marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Nga ana e inspektorëve komunal lokali është mbyllur.






































