Në Prizren arrestohet grabitësi i maskuar

07.02.2017 11:03:18

Edhe një sukses i hetuesve rajonal në Prizren është kurorëzuar me arrestimin e njërit nga dy grabitësit të cilët me datën 1 shkurt, rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit kishin hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Zekrija Rexha” për të kryer vjedhje.

Gjatë kontrollit për gjësende të vlefshme, i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte, sakaq, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëzaj. Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor.
Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje. Hetuesit po punojnë për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë.