Në QKUK po trajtohen 141 raste me COVID-19

03.07.2020 11:46:08

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 141 pacientë me COVID-19 pozitiv.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me COVID-19 pozitiv, në Pulmologji 20 pacientë me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me COVID-19 pozitiv, një nga ta i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

​Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

​Në repartin e Mjekimit Intensiv të Infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

​Më 2 korrik nga Klinika Infektive janë lëshuar pesë pacientë, tre pacientë COVID 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe dy të shëruar.