Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, shumë nga koalicionistët e PAN-it do të kenë zyret në qelitë e burgjeve, tha Mustafa

07.09.2017 19:54:43

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa reagoi për zhvillimet e ditës së sotme, duke thënë me krenari se asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi koalicionit PANA, duke dëshmuar se këto dy parti nuk do të ishin pjesë e partive që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare dhe e bënë Kosovën të varur nga lista Serbe.

Mustafa tha se në qoftë se antarët e koalicionit PANA qeverisin me logjikën që i kanë konstruktuar koalicionet do ti kenë zyret në qelit e burgjeve./fokusi.org/

Lexoni postimin e tij të plotë:

“Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së. Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia.
Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjijve e tabutgjijve.
Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar. IM” /fokusi.org/